Policia ka arrestuar një 23-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas policisë së Vlorës i riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 23 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.