Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp që po mban, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk janë të interesuar për Asociacionit.
“Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar te takohemi për të folur për këtë situatë.
“I kërkova Albinit të takohemi në…”, Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së qeverive!
Për mua nuk ka surpriza apo gjëra të panjohura me Albinin sepse sic më njeh ai mua e njoh edhe unë atë edhe është i sinqertë në atë që thotë.
Ai beson vërtet se thotë dicka të rëndësishme dhe duhet ta marr në konsideratë dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë.
Rama për tensionet në Veri: Kam frikë se një plan shumë i rëndë do të vihet në lëvizje
Por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme iu duhet armiku i jashtëm.
Pse i con presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën”, tha ai.
Rama i vendosur: Me Kosovën jemi vëllezër, por nuk ka shanse të…