Policia e Durrësit njoftoi se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme eurosh në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës.
Bëhet fjalë për 99 700 euro të ndara në 8 paketime, ndërsa në pranga ka rënë drejtuesi i autobusit, Elson Rodhe 37-vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Por si u zbulua? Policia thotë se kontrolli me qen është ushtruar me imtësi bazuar informacionet e siguruara nga inteligjenca informative.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.