-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush u vra? Shkodrani muros kallashin

Kryesoret

Policia ka gjetur një automatik që po po tentohej të murosej në banesën e shtetasit me iniciale Gj. M.

Pas kontrolleve u gjet e murosur në avlli automatiku me një kreher me 30 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

Në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen ‘’Skënderbeg’’, Shkodër.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit