-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshje paramartesore, çfarë përfiton Georgina Rodriguez nëse ndahet nga CR7?

Kryesoret

Sipas mediave në Spanjë, Georgina Rodriguez besohet të ketë një marrëveshje “para-martesore” me të dashurin e saj, Cristiano Ronaldo në rast se çifti ndahet.

29-vjeçare është në lidhje me CR7 që nga qershori i vitit 2016 dhe kanë 2 fëmijë bashkë, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Por pavarësisht se nuk janë të martuar ligjërisht, sipas TV Guia, janë vendosur marrëveshje mes çiftit nëse ata ndahen për të siguruar që Rodriguez të marrë mbështetje financiare.

Raportohet se marrëveshja do t’i dorëzojë pronësinë e shtëpisë së familjes në Madrid – La Finca dhe Rodriguez do të marrë gjithashtu një pagë mujore prej 100 mijë eurosh për pjesën tjetër të jetës së saj.

Të ardhurat mujore të Rodriguez thuhet se bazohe në faktin se ajo është nëna e të pesë fëmijëve të Ronaldos – jo vetëm vajzave të saj biologjike – në sytë e ligjit.

Dyshja u tha se kishin marrë rrugë të ndara në maj, pas spekulimeve se Ronaldo ishte lodhur nga shpenzimet e shfrenuara të partneres së tij gjatë kohës së tyre në Riad këtë sezon.

Por nëna e Ronaldos, Dolores, bëri një deklaratë publike për marrëdhënien e djalit të saj që i quajti pretendimet si ‘gënjeshtra’ dhe i hodhi poshtë ato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit