-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive, ‘shpërthen” zëdhënësi i Kurtit

Kryesoret

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas daljes së Kryeministrit Rama, i cili njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë të Kosovës dhe Serbisë.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë.

“I kërkova Albinit të takohemi në…”, Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së qeverive!

Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj.

Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende.

Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Kurtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit