Në konferencën që po mban për mediat, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk mund të ndërrojë kursin euroatlantik për Kosovën.
Ai shtoi se marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërore por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshojë kurs për të.
Rama i shqetësuar: Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e saj ndërkombëtar!
“Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre.
Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast. Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqind me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën.”, tha Rama.
Rama: S’bëjmë dot mbledhje si UFO e as teatër! Kosova të çlirojë të ngujuarin e vetëvendosur!