Kryeministri Rama u shpreh se në kushtet që ndodhen aktualisht nuk mund të zhvillohet një mbledhje e dy qeverive me Kurtin, pasi do të ishte si teatër dhe këtë gjë nuk e pranon. Ai shtoi se e ka thirrur disa herë në takim Kurtin dhe e ka refuzuar.
I pyetur nëse nga ana e Shqipërisë kjo mund të cilësohet si presion, Rama e mohoi duke shtuar se vendi ynë është pjesë e pandashme e botës euroatlantike, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e tyre që e kanë krijuar si shtet.
Rama për tensionet në Veri: Kam frikë se një plan shumë i rëndë do të vihet në lëvizje
“Jo, fare. Sepse, thashë edhe njëherë kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë mbledhje si UFO. Shqipëria të paktën s’është UFO, është pjesë e pandashme e botes euroatlantike. Nuk bëjmë dot teatër. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet.
Rama i vendosur: Me Kosovën jemi vëllezër, por nuk ka shanse të…
Unë i marr me mend, nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike, që krijoi Kosovën dhe atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e një Kosovë të pavarur. Ne këtë gjë nuk duhet ta lejojmë. Për çfarë bëhet njëherë? Për një të ngujuar që nuk ushtron dot detyrën por as funksionet bazike të një njeriu normal që nuk del të marrë dot ajër jashtë godinës?
Ajo që u bë me zgjedhjet ishte e duhur, ajo s’u bë që të qeverisnin shqiptarë. Ajo u bë për t’u thënë serbëve: I bojkotuam? Okay, ne si lëmë institucionet bosh. Në momentin që thua je gati të bësh zgjedhje të parakohshme e çliron të ngujuarin e vetëvendosur të rrethuar me policisë. I vetëvendosuri rri aty si simboli i absurdit.”- tha Rama.
“Kurti e Vuçiç, të painteresuar për asociacionin”, Rama: Konflikti në veri u duhet për…