-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohen denoncimet për korrupsion në administratat e Ballkanit perëndimor

Kryesoret

Vendet e Ballkanit perëndimor po rritin shifrat e denoncimeve të korrupsionit edhe përmes raportimeve nga brenda administratës publike.

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve të rajonit, që të zbatojnë me rezultate të dukshme ligjin për sinjalizimin dhe parandalimin e korrupsionit, si pjesë e ecurisë së integrimit të tyre.

Inspektorë dhe drejtues të agjencive për parandalimin e korrupsionit u takuan në Tiranë për të ndarë shifrat dhe përvojat e secilit.

Shqipëria ka miratuar shtatë vjet më parë ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve qysh nga viti 2016, i cili shpresohet të jetë një nga mjetet kryesore në parandalimin e korrupsionit dhe në zbulimin e rasteve konkretë të tij.

Administrata ka aktualisht mbi 200 njësi sinjalizuese qendrore dhe vendore në sektorin publik dhe mbi 500 njësi në sektorin privat, të cilat kanë raportuar 104 raste në 6 vjet ose mesatarisht 17 raste në vit.

“Gjatë vitit 2022 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Ineteresit, si mekanizëm i jashtëm për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtjen kundër hakmarrjes, ka regjistruar dhe hetuar administrativisht gjithsej 13 raste sinjalizimi si dhe dy kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja, të cilat vijnë nga sektori publik”, thotë Mirela Gega, përfaqësuese e ILDKPI-së në konferencën e sotme.

Në shumicën e rasteve, pas hetimeve administrative, masat kanë qenë gjoba për zyrtarë në konflikt interesi si dhe largim nga puna.

Qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes vlerëson se të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor po punojnë për të zbatuar ligjin për sinjalizuesit dhe parandalimin e korrupsionit me rezultate konkrete.

Në rastin e Shqipërisë, thotë drejtuesi i saj Arjan Dyrmishi, janë ende të paqarta ndikimi dhe rezultatet e zbatimit të tij, derisa asnjë rast nuk ka përfunduar ende përpara organeve të drejtësisë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit