Autoritetet greke po përpiqen të hedhin dritë mbi vdekjen misterioze të 23-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me thikë një ditë më parë në Athinë.
Mediat greke raportojnë se Koço Myftari, me origjinë nga Delvina, u dërgua nga dy shokët e tij në spitalin e Athinës “Evangelismos”, por më pas ata u zhdukën. I riu shqiptar nuk mundi të mbijetonte pasi u plagos me thikë në shpatull.
Policia e Athinës ka nisur hetimet për gjetjen e autorit, ndërsa po shqyrton besueshmërinë e dy miqve të viktimës, të cilët pretendojnë se 23-vjeçari ka marrë plagë fatale pas një debati në qendër të Athinës për një femër.