-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra për një femër apo për pazaret e drogës? Pyeten shokët e 23-vjeçarit shqiptar!

Kryesoret

Autoritetet greke po përpiqen të hedhin dritë mbi vdekjen misterioze të 23-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me thikë një ditë më parë në Athinë. 

Mediat greke raportojnë se Koço Myftari, me origjinë nga Delvina, u dërgua nga dy shokët e tij në spitalin e Athinës “Evangelismos”, por më pas ata u zhdukën. I riu shqiptar nuk mundi të mbijetonte pasi u plagos me thikë në shpatull.

Policia e Athinës ka nisur hetimet për gjetjen e autorit, ndërsa po shqyrton besueshmërinë e dy miqve të viktimës, të cilët pretendojnë se 23-vjeçari ka marrë plagë fatale pas një debati në qendër të Athinës për një femër.

Dyshimet për dy miqtë nisën pasi dy të rinjtë u zhdukën nga spitali, para se të përgjigjen para autoriteteve për ngjarjen.
Mësohet se ata janë arrestuar dhe kanë treguar emrin e autorit që thuhet se ka sulmuar me thikë shqiptarin dhe motivin e ngjarjes.
Kujtojmë se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit