-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anija e mbytur në Greqi, 59 emigrantë të vdekur deri më tani

Kryesoret

Është thelluar bilanci i të vdekurve në anijen me emigrantë që u mbyt në Pylos të Greqisë.

Sipas mediave greke deri më tani raportohet 59 të vdekur dhe 104 të shpëtuar ndër 400 persona që ishin në anije.

Anija e peshkimit ishte nisur nga Tobruku , Libi , me destinacion Italinë dhe u pa për herë të parë rreth orës 20:00 të së martës. Në atë moment ajo u afrua nga një varkë e Frontex dhe gjithashtu nga roja bregdetare dhe iu ofrua ndihmë emigrantëve pasi anija ishte plot, siç u konstatua edhe nga një dron i Frontex që fluturoi në vendngjarje.

Sipas informacioneve, personat në bord kanë refuzuar ndihmën e ofruar dhe kanë deklaruar se duan të vazhdojnë udhëtimin drejt Italisë.

Megjithatë, disa orë më vonë dhe në kushte të paqarta deri më tani – në zonë mbizotëronin erëra 2-3 Beaufort, anija u përmbys dhe u fundos pas mesnate.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare vlerësojnë se numri i incidenteve të tilla do të rritet, pasi shtohet numri i emigrantëve që, qoftë nga brigjet turke, qoftë nga Afrika e Veriut, udhëtojnë kryesisht drejt Italisë për t’u nisur më lehtë drejt Europës Qendrore dhe Veriore.

Varkat janë të vjetra dhe shumë prej tyre nuk janë mirëmbajtur, ndërsa numri i pasagjerëve është shumë më i lartë se sa lejohet.

Në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit të Kërkim Shpëtimit të Rojës Bregdetare ndodhet që nga orët e para të mëngjesit, ministri në detyrë i Transportit dhe ish-kreu i Rojes Bregdetare, Theodoros Kliaris ., kreu i rojes bregdetare Giorgos Alexandrakis dhe oficerët e Korpusit, duke koordinuar operacionin e shpëtimit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit