-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Argat i Vuçiçit”, Berisha: Rama po tenton të nxisë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Ish-kryeminstri Sali Berisha në mbledhjen grupit parlamentar foli për anulimin e takimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të nxisë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu Berisha thoi se përshëndet refuzimin e qeverisë Kurti ndaj planit të asociacionit të hartuar nga Rama.

Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit.

Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punet ë brendshme, për një probleme me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.

Së dyti, PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës. PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe rolin ndërmjetës të shpallur nga Edi Rama. Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandër Vuçiç.

Ai ka promovuar si të vetat të gjitha projektet e Vuçiçit, duke filluar me projektin e ndarjes së Kosovës, duke vazhduar me projektin e Ballkanit të Hapur dhe duke vazhduar së fundmi me projektin e Asociacionit, me të cilin Vuçiç dhe Rama kërkojnë shpërbërjen dhe ndarjen e Kosovës. “, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit