Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallit serb në territorin kosovar.
Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se në udhëkryq dhe nuk e ka të qartë nëse duhet vazhduar me paqe apo jo.
“Jemi në udhëkryq. Jo për ashkak të qëllimeve tona për të mos pasur paqe, por sepse është një njeri në Ballkan që dëshiron të ketë luftë dhe të provokojë luftë me çdo çmim”, ka thënë Vuçiç në RTS.
Vuçiç ka thënë se sipas rregullave, Kosova nuk mund të vendosë ndalesë ndaj mallrave serbe. Sipas tij, me këtë lëvizje, Kurti dëshiron t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie.
“Asnjë shqiptar nuk është qëlluar, dhe që nga fillimi i vitit kemi pasur 6 serbë të qëlluar”, ka thënë ai.