Fisnik Qosja është betuar sot në krye të bashkisë së Kavajës. Gjithashtu sot në mbledhjen e parë të këshillit, që është konstituuar është zgjedhur edhe kryetari.
Demokratët të ndarë në PD-në zyrtare dhe të koalicionit të Berishës u bashkuan dhe arritën që të vendosin në krye të këshillit bashkiak të zgjedhurin e tyre që do të jetë Rudin Hylviu. Ai mori 16 vota.
31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.