-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Socialistët me porosi të Ramës, shpërndajnë video të sajuara të emigrantëve kundër protestës!

Kryesoret

Protesta e mijëra qytetarëve në Tiranë për dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama, vijon të ndezë debatet politike.

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar një video që sipas tij dëshmon përpjekjet e mazhorancës për të manipuluar dhe zbehur protestën më video të sajuara.

Sipas Këlliçit reagime perverse që synojnë konflikt, janë përpëlitjet e një Kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia dhe fati që e pret.

Postimi i Këlliçit

Deputetë dhe kryetarë bashkie të Edi Ramës kanë marrë porosi të shpërndajnë një video ku nxjerrin disa punëtorë që hiqen si të diasporës, si mesazh kundër protestës në Tiranë!
Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t’iu kundërvënë atyre që kanë pushtuar sheshet, duke nxitur kështu përçarje, është skandaloz.

Asnjë video e sajuar nuk e sfumon atë që po ndodh.

Nuk kemi të bëjmë me një debat ku disa mendojnë ndryshe nga të tjerët. As me përplasje idesh. Kemi të bëjmë me një popull të tërë që është ngritur në revoltë kundër korrupsionit dhe arrogancës 13 vjeçare.

Këto reagime perverse që synojnë konflikt, janë përpëlitjet e një Kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia, nga fati që e pret. Përpjekje djallëzore, sikur ai ka diasporën e tij, ndërkohë që bashkëqytetarët tanë që janë ngritur kundër Ramës kanë tundur qytetet e Europës.

Në të vërtetë, kreut të organizatës i kanë ngelur vetëm pak njerëz, në parti e në ekrane, të cilët vijojnë të këndojnë këngën e tij, duke u bërë sakaq edhe ata njësoj të urryer në sytë e mbarë shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit