Sërish këtë të hënë qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në ditën e 23 të protestës ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij, duke e akuzuar për tradhëti kombëtare.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa edhe këtë të hënë pritet të zhvillojnë një tjetër marshim në kryeqytet.
Ndërkohë një prej protestuesve është shprehur se kjo qeveri është antishqiptare, ku sipas tij ia ka bërë të pamundur jetën çdo qytetari shqiptar.
“Kjo qeveri antishqiptare ia ka bërë jetën të pamundur çdo qytetari. Rrogat më të ulëta në Europë dhe çmimet më të larta. Kjo tregon se këtu ka një axhendë shpopulluese të mirëfilltë. Drejtësi duhet bërë siç u bë në Spanjë, një ish ministër u dënua me 23 vite burg…Këtu jemi të gjithë bashkë. Sigurisht do ketë tentativa për përçarje, por ne do i shkojmë deri në fund. Dorëheqje dhe qeveri teknike. Nëse kjo qeveri nuk e ka kuptuar akoma, atëherë do të ketë një përshkallëzim dhe përshkallëzimin do e vendosë, sovrani populli se si do të bëhet”- tha protestuesi
‘Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen’/ Protestuesit në ditën e 23: Rama jep dorëheqjen!









