Qeveria e Kosovës raportohet nga mediat kosovare se ka marrë vendim që ta ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave serbe në tregun e Kosovës.
Pikat doganore në Kosovë kanë marrë urdhër se nga sot të gjitha mallrat serbe duhet të kthehen prapa.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pas arrestimit të 3 zyrtarëve policorë kufitarë të Kosovës në veri nga njësite serbe brenda territorit të Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë reaguar me shpejtësi, duke e kërkuar lirimin e shpejtë të zyrtarëve policorë si dh kanë kërkuar nga ndërkombëtarët trysni mbi Serbinë.
Serbia pretendon se zyrtarët e arrestuar policorë të Kosovës janë kapur brenda territorit serb.