-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, arrestohen 5 persona/ Emrat

Kryesoret

Policia ka arrestuar 5 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në lokalet e natës në Tiranë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është bërë arrestimi i  Ledjo Gashit, 26 vjeç,  Ergi Saliut, 29 vjeç, Brajan Lalës 24 vjeç, Erges Nexhipit 34 vjeç dhe Mario Demës 32 vjeç.

Gjithashtu policia njofton se janë arrestuar edhe 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

“Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit D. B.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit