Një shqiptar ndërroi jetë në Brescia. Viktima është një i ri 23-vjeçar që ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur dje, pak pas orës 16:30.
Shqiptari ishte punonjës i një kompanie. Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë, sipas mediave italiane.
Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.