Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë, e cila do të ishte e nënta në raport mes dy vendeve.
Ai thotë se ky vendim i qeverisë shqiptare po nxit sanksionet kundër Prishtinës dhe zbeh pavarësinë e sovranitetit të Kosovës.
“Braktisja e njeaneshme nga Rama e mbledhjes se perbashket me Qeverine e Kosoves, nje gabim i rende politik, qe jep mesazhe te rrezikshme:
—Nxit vendosjen e sanksioneve ndaj Kosoves.
—Trajton Kosoven si “fajtoren” e krizave, me origjine politikat provokuese ultra nacionalste e me pjesemarjen e grupeve kriminale te Serbise, te nxitura nga Rusia.
—Vendos ate nje nje pozite edhe me te veshtire perpara disa presioneve nderkombetare.
—Ky veprim, se bashku me nje ecuri te gjate te maredhenieve nga Mareveshja e Nishit, duke perfshire edhe draftin per asociacionin te paraqitur ilegalisht nga Rama, vecse zbehin pavaresine e sovranitetin e Kosoves.
—“Pastron” Serbine e Vucic nga te qenit ata pergjegjesit e shkaktaret e vertete te tensioneve e krizave te perseritura me Kosoven.
—Te gjtha keto vecse krijojne nje “panorame” te deformuar te realitetit, duke kontribuar ne vendosjen e Vucic ne rolin lider per stabilitetin e europianizimin e Rajonit
—Duke qene vrime e strategji te kunderta me realitetin, nuk i sherbejne te ardhmes sone te desheruar, por vecse thellojne krizat destabilitetin midis Kosoves e Serbise, si dhe ate ne Rajon.
Kjo nuk do te thote aspak qe dhe Kosova nuk duhet te permiresoje komunikimin e kordinimin me partneret kryesore si dhe…
Te ndermare hapat konkrete per krijimin e asocimit ne Veri, te pranuar nga qeverite e mepareshme te saj, ne perputhje me Kushtetuten e vendimet e Gjykates Kushtetuese kjo” shkruan ai.