Gjatë pasdites së sotme (e enjte, dt.15) dhe ditën e nesërme (e premte, dt.16) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe në jug të territorit. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.15) dhe nesër (e premte, dt.16) priten reshje intensive në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 22 °C
në vendet e ulëta: 18 / 21 °C
në vendet malore: 13 / 19 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.15) dhe nesër (e premte, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.