-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dështon Kuvendi, opozita bojkot! Tentativa e fundit në 14:00 ose zgjedhje të reja

Kryesoret

Sonte në mesnatë dështon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe nëse nuk ka një emër vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Seanca e nisur mbrëmë dhe e vijuar sot, u shty për në orën 14:00 pasi opozita bojkotoi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve t’i zënë vendet e tyre për të nisur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Haxhiu ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë.

Më herët, edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ftoi deputetët të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që vendi të ketë president dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.

LIVE-Kurti: Përpjekje maksimale për Presidentin, ta shohim a vjen opozita

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit