-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manipulime me një tender, kryebashkiaku aktual rrezikon deri në 7 vjet burg

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu një nga kundërshtarët kryesorë politikë të Rexhep Tajip Erdogan, rrezikon 7 vite burg. Sipas mediave të huaja, Imamolgu rrezikohet me 7 vite burg dhe heqje të së drejtës për të kandiduar në zgjedhjet e mëtejshme.

Ekrem Imamoglu, një anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP), partia më e madhe opozitare e Turqisë, po ndiqet penalisht me dyshimin për manipulimin e një procesi tenderimi në fund të vitit 2015, kur ai ishte kryebashkiak i Beykinduzu, një qark i Stambollit. Seanca e parë për këtë çështje ka nisur sot, në mungesë të Imamoglut.

Ekrem Imamoglu është vënë në shënjestër sistematike nga Erdogan. Në mesin e dhjetorit, ai u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg, së bashku me ndalimin e veprimtarisë politike, për “fyerje” të anëtarëve të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve. Ai e apeloi vendimin dhe është ende në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit