Në Greqi kanë shpërthyer protestat për mbytjen e anijes me 400 emigrantë në Pylos të Kalamatës.
Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e tubimeve në zonë, janë bllokuar disa rrugë.
Mësohet se protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe granata blic si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur në brigjet greke, ku deri më tani numërohet të pakën mbi 79 viktima.