Qe Kosova nuk e mbron dot vete(m) territorin e saj nga nje sulm i mundeshem serb, kjo dihet.
Qe egzistenca e saj eshte e lidhur fort me pranine ushtarake e diplomatike te SHBA, edhe kjo dihet.
Qe Kosova nuk duhet te krijoje kurre hendek ne marredheniet me SHBA kjo nuk eshte deshire, por domosdoshmeri.
Por, a eshte zgjidhje, qe ne emer te stabilitetit rajonal(Beogradi e ka gati ceten e mercenareve, per te kujtuar se celesin e destabilitetit e ka ai)te qendroje pergjithmone ne pritje te historise, kur Beogradi te vendose ta lejoje Kosoven te beje shtetin e vet?
Mbi te gjitha, nje pyetje kam per te gjithe, sovraniste e anti-sovraniste, albiniste e anti-albiniste, ramiste e anti-ramiste:
Cfare do te benit ju nese do te ishit ne krye te nje qeverie, kur neser tju kerkojne qe keta tre policet e rrembyer tju kerkojne ti shkembeni me ata kriminelet mercenere te tipit Arkan, qe jane arrestuar ne veri, pasi vune Kforin me dru perpara e plagosen dhjetra ushtare?