-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Begaj: Serbia t’i lirojë menjëherë

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar në lidhje për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës, nga policia serbe gjatë ditës së djeshme.

Begaj ka bërë thirrje që autoritet e Kosovës të mos bien pre e provokimeve, ndërkohë ka dënuar Serbinë për aktin.

Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit