-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albcontrol jep 2 miliardë lekë pa garë për trajnime (Dokumenti)

Kryesoret

Albcontrol” që është agjencia që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare dhe që drejtohet nga Laureta Omeri ka shpallur tenderin e fryrë rreth 2 milionë euro për trajnimin e kontrollorëve të rinj. Nuk janë qindra, por vetëm 30 kontrollorë që do të trajtohen për 12 muaj dhe shteti do të paguajë rreth 2 milionë euro pa llogaritur TVSH-në.

Specifikisht “Albcontrol” vendosi në dispozicion 208 milionë lekë ose 1.87 milionë Euro për tenderin. Në garë mori pjesë vetëm një konkurrent në formën e bashkimit të operatorëve.  “A-T-D Albanian Technology Distribut” dhe “Consulting & Management Albania” ofruan 199 800 000 lekë pa TVSH.

Në fund, “Albcontrol” i shpalli fitues pavarësisht se në garë kishte vetëm një konkurrent. Me pak fjalë ishte mungesë totale gare për një shumë kaq të madhe. Duke shtuar edhe faktin që oferta që është dhënë nga kompania fituese është shumë pranë fondit limit.

“Consulting & Management Albania” zotërohet nga Ervis Myftari, ndërsa Albanian Technology Distribution” Nursen Metulin. Në media dhe opinionin publik tenderi që në momentin që u hap u shoqërua me debate dhe akuza në drejtim të “Albcontrol” për shkak se u konsiderua shumë i fryrë në krahasim me vendet e tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit