-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heqja e licencës së Klan Kosovës, SHBA dhe BE: Do ta ndjekim nga afër

Kryesoret

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së regjistrimit të biznesit të televizionit Klan Kosova.

“Si përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan në Kosovë, ne besojmë fuqishëm në respektimin e parimeve të praktikave të drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që operojnë brenda vendit.

Pezullimi arbitrar i certifikatës së regjistrimit të biznesit të Klan Kosovës ngre shqetësime për stabilitetin dhe parashikueshmërinë e mjedisit të biznesit në Kosovë. Veprime të tilla gërryejnë besimin e komunitetit të biznesit, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, dhe dekurajojnë investimet.

Vendimi bie ndesh me parimet e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili synon të krijojë një mjedis të favorshëm për bizneset për të lulëzuar, kontribuar në ekonomi dhe për të krijuar mundësi punësimi”, thuhet në reagim.

Ndërkohë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të MINT-it.

Rohde tha se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur.

“Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, tha Rohde.

Gjithashtu edhe BE ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke thënë se janë të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës, si dhe janë duke i monitoruar nga afër zhvillimet e fundit.

“Të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. BE-ja po e monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja u përqendrua veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias”, kanë thënë nga BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit