-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet papritur nga jeta artisti i merituar

Kryesoret

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, Artisti i Merituar, operatori Pëllumb Kallfa. Me një krijimtari të përqendruar para viteve ’90, me prodhimet e ish-Kinostudios, Kallfa ka xhiruar 12 dokumentarë, 13 filma kronikalë dhe 22 filma artistikë.

Ai ka punuar me emrat më të mirë të regjisurës shqiptare nga Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Esat Musliu etj.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka shprehur ngushëllimet për humbjen e artistit.

“Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit dhe ruan mirënjohje të thellë për punën artistike dhe kontributin e tij në kinematografinë e Shqipërisë.

Pëllumb Kallfa ishte operator i filmave kronikale, dokumentarë dhe artistikë – Artist i merituar. Lindi në Tiranë më 1945. Djali i fotografit të njohur dhe një nga kronistët e parë të kinematografisë shqiptare, Mehmet Kallfa. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Në kinematografi filloi si asistent dhe më vonë u mor me xhirimin e suzheteve të kinoditarëve dhe filma kronikalë. Filmin e parë dokumentar e realizoi më 1971 Më shumë mish për popullin.

Gjithsej xhiroi rreth 25 filma kronikalë dhe dokumentarë nga të cilët 12 dokumentarë. Kamera e tij u dallua sidomos me filmat: Basketbollistja nr. 10 dhe Shqipëria turistike 1972,  Pranë hapave të para dhe duke përdorur rrezatimet bërthamore 1974, etj. Filmi i tij i parë me elemente të interpretimit ishte A.B.C…..Zzh/  R: Xh. Keko, 1971. Bashkë me regjisorin Dh. Anagnosti xhiruan filmin Cuca e maleve/ R: Dh. Anagnosti, 1974/.

Gjithsej xhiroi 22 filma artistikë. kryesisht me regjisorë të njohur. Për punën e tij u nderua me titullin e nderit Artist i Merituar.

Filma të tjera përfshijnë: Lulëkuqet mbi murel R: Dh. Anagnosti, 1976, Gjeneral gramafoni – nderuar me çmim-R: V.Gjika dhe Dollia e dasmës sime R: M.Topallaj, 1978, Një vonesë e vogëll R: Xh. Keko, 1982, Vendimil R: K. Dhamo, 1984. Përrallë nga e kaluaral R: Dh. Anagnosti, 1987, Pranvera s’erdhi vetëm R: P.Milkani, 1988/, Vitet e pritjes R: E. Musliu, 1989, etj. Për nivelin e lartë cilësor, në vitin 1989.” shkruan QKK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit