Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku u prit me ceremoni shtetërore nga Edi Rama, i cili e vlerësoi për mbështetjen për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. “Ndihen mirë kur dëgjoj nga Orban, atë që jam përpjekur ta them, që Ballkani ka nevojë për BE-në, ashtu si BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor” tha Rama.