Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në burg 11 nga 12 të arrestuarit me në krye ish-shoferin e kreut të Agjencisë së Kontrollit të Policisë, Ardi Veliu, që u prangos bashkë me gruan, Sokol Idrizaj.
Në burg janë lënë; Agustin Mesulin, Altin Doden, Florion Bakun, Agustin Sokol, Bora, Egi dhe Elda Idrizajn, Dejvi Skenderaj, Vangjush Kashara, Tomorr Baruti, Gentian Aga, Alid Shehi.
SPAK goditi 2 grupe kriminale që pastruan miliona euro dhe futën kontrabandë bizhuteri dhe ora të markave më të famshme, që ishin vjedhur në Francë.
Në Shqipëri u sekuestruan;
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Në Francë u sekuestruan;
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;
Hetim pasurisë së ish-shoferit të Veliut, opozita: SPAK, merru me shefat