Autoritet belge kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar të trafikut të drogës në rajonin e Lièges.
Bëhet me dije se autoritetet kanë zhvilluar 12 kontrolle në Liège, Seraing, St Nicolas dhe Wanze, ku janë arrestuar 8 persona të cilët shisnin hashash dhe kanabis përmes snapchat, messenger dhe ua dorëzonin klientëve nëpër parkingje.
Mediat e huaja shkruajnë se grupi kriminal menaxhonte edhe plantacione kanabisi.
Policia gjeti rreth 500 rrënjë kanabis dhe 5 kilogramë drogë dhe 7 pistoleta.
Gjithashtu u sekuestruan rreth 92 mijë euro cash, 4 automjete, 3 ora të shtrenjta dhe 20 celularë.