-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznes droge në Snapchat, shkatërrohet banda kriminale shqiptare në Belgjikë

Kryesoret

Autoritet belge kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar të trafikut të drogës në rajonin e Lièges.

Bëhet me dije se autoritetet kanë zhvilluar 12 kontrolle në Liège, Seraing, St Nicolas dhe Wanze, ku janë arrestuar 8 persona të cilët shisnin hashash dhe kanabis përmes snapchat, messenger dhe ua dorëzonin klientëve nëpër parkingje.

Mediat e huaja shkruajnë se grupi kriminal menaxhonte edhe plantacione kanabisi.

Policia gjeti rreth 500 rrënjë kanabis dhe 5 kilogramë drogë dhe 7 pistoleta.

Gjithashtu u sekuestruan rreth 92 mijë euro cash, 4 automjete, 3 ora të shtrenjta dhe 20 celularë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit