Ka përfunduar ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Moldavisë me rezultatin 2-0 në Air Albania.
Ndeshje e cila ndezi emocione të forta për tifozët kuqezi pasi që në pjesën e parë të ndeshjet yjet e përzgjedhur nga Silvinjo arritën disa herë pranë portës por pa sukses.
Ishte pjesa e dytë ajo që ishte vendimtare për Shqipërinë pasi Jesir Asani dhe Nedim Bajrami shënuan nga një gol fantastik.
Goli i parë u shënua nga Asani në minutën e 51 ku sapo hyri në zonën e portierit nuk nguroi dhe goditi një super predhë e cila mposhti portierin i cili nuk pati kohë për të reaguar.
Ndërkohë në minutën 76 Nedim Bajrami po nga zona e portierit sapo gjeti rastin goditi një super gol i cili dyfishoi rezultatin.