Policia ka zbuluar një tjetër qendër mashtrimi në Tiranë, që operonte si call-center, duke mashtruar qytetarë, kryesisht të huaj, përmes manipulimeve në bursë.
Kontrolli u realizua në një ambient në fshatin Bërzhitë, në pronësi të F.K., ku u sekuestruan pajisje kompjuterike dhe celularë për hetime të mëtejshme.
Administratori i qendrës, i regjistruar për turizëm mjekësor, dyshohet se përdorte këtë aktivitet për të maskuar veprimtarinë mashtruese. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Ky operacion vjen pas një aksioni tjetër, ku u goditën tre qendra Call-Center në Tiranë, me vlera mashtrimi deri në 5 milionë euro.









