-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Legalizimi i kanabisit, taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Flamur Noka është shprehur se legalizimi i kanabisit është sipas tij, taksa që Kryeministri Rama u paguan bandave për zgjedhjet të cilat i cilëson të vjedhura. Gjatë fjalës së tij, Noka u ka bërë thirrje deputetëve të PS-së të mos votojnë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

“Vendimi i Edi Ramës për të legalizuar kanabisin nuk duhet pritur si befasi. Është një projekt politik i nisur që në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet. Kjo nuk do të thotë se alarmi i Partisë Demokratike, opozites dhe gjithë shoqërisë, nuk duhet të ushtojë si asnjëherë më parë. Legalizimi pas kanabizmit është gozhda e fundit në arkivolin e Republikës.

Përmbyllja e eksperimentit famëkeq të kanabizmit, i cili mori shumë e shume jetë njerëzish në luftën për territore të trafikut, që largoi shumë të rinj nga shkollat dhe shumë të tjerë nga Shqipëria, është shenja se Edi Rama nuk ndalet para asgjëje në konsolidimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Për të nuk ka rëndësi e ardhmja e vendit, por fortifikimi i pushtetit personal, bazuar ne drogen krimin dhe trafiqet. Vendimi, që vjen menjëherë pas zgjedhjeve, fakton atë që Partia Demokratike e thotë çdo ditë me zë të lartë: nuk ka pasur zgjedhje, por farsë. Këtë farsë e ka mundësuar pushteti në bashkëpunim të ngushtë me bandat e drogës.

Legalzimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura. Ky është hapi i radhës në çimentimin e lidhjes së shtetit me krimin, shtetëzimi i aseteve kriminale dhe kriminalizimi i politikave shtetëroretha ai.

Hapet rruga për legalizimin e kanabisit! Kushtet, çfarë lejohet dhe ndalohet? (Drafti)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit