Air Albania është ndezur nga festa pasi Shqipëria pas një pjese të parë mjaft intensive dhe plot raste për gol gjeti më në fund portën.
Ishte Jasir Asani i cili në minutën e 51 arriti të gjente portën e Moldavisë me një super gol nga distanca duke mos e lejuar portierin të manovronte aspak për të reaguar.
Ndeshja është shumë e rëndësishme pasi luhet në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024.