Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për mes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka reaguar në lidhje me sulmet në veri kundër gazetarëve.
Në reagimin e saj Kusari-Lila u shpreh se nuk ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës. Sipas saj ekziston vetëm një agresor dhe ky është regjimi actual në Serbi.
“NUK ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës. Ekziston vetëm një agresor dhe është i lidhur drejtpërdrejt me regjimin aktual të Serbisë. Tre policë kufitarë të rrëmbyer tani janë të burgosur politikë të mbajtur në Serbi”, ka shkruar Kusari-Lila.
There is NO place for neutrality when addressing violent attacks in north of Kosova. There is only one aggressor and it’s directly linked to Serbia’s current regime. Three kiddnaped 🇽🇰 border police now are political prisoners held in Serbia. https://t.co/t0TVWWczts
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) June 17, 2023