Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
K.L duke drejtuar motorin e tij, ka përplasur në afërsi të Teg-ut një person ende të paidentifikuar që ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.