-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat: Serbët në Kosovë planifikojnë ta formojnë vetë Asociacionin, gati selia e kryetari

Kryesoret

“Serbët në veri të Kosovës po planifikojnë që së shpejti të fillojnë formimin e Asociacionit të kominave me shumicë serbe dhe organeve të tij”.

Kështu shkruan media serbe ‘Blic’ ku nënvizohet se një mjek, ish kryetar i komunës së Zveçanit do të propozohet për kryetar të Asociacionit. Sipas mediave serbe, është planifikuar që selia e Asociacionit të jetë në Mitrovicë të Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë. Për më shumë se 3700 ditë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar dhe pas gjithçkaje që kemi duruar ditët e fundit, është e qartë se askush nuk e dëshiron realisht: as autoritetet në Prishtinë, as bashkësia ndërkombëtare. Prandaj ne do t’i marrim gjërat në duart tona – shprehet një serb për median ‘Blic’.

Siç shkruan “Blic”, struktura e Bashkësisë së Komunave Serbe nëse formohet pritet të përbëhet nga këto organe:

– Kuvendi, si organi më i lartë, do të përbëhet nga përfaqësues të caktuar nga secili kuvend i komunave anëtare nga radhët e këshilltarëve të zgjedhur.

– Presidenti përfaqëson Komunitetin dhe asistohet nga nënkryetari. Kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh Kuvendi nga radhët e këshilltarëve të komunave anëtare dhe kryetarëve të tyre.

-Këshilli përbëhet nga maksimumi 30 anëtarë nga radhët e banorëve të komunave anëtare, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave anëtare.

– Një komision i përbërë nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave anëtare.

– Administrata, e drejtuar nga Shefi i Administratës.

– Zyra e Ankesave, e cila do të ketë mandatin të shqyrtojë ankesat në lidhje me objektivat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit