-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me burg polici që arratisi Ervis Martinajn

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Lezhës ka marrë vendimin për të dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-policin Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn para se të zhdukej.

Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Dënimi i ish-policit mësohet se do një gjykim i shkurtuar prandaj atij do t’i ulet 1/3 e dënimit.

Pa muaj me parë Lami deklaroi se Martinajn e kishte njohur 10 vite më parë dhe se nuk dinte asgjë për zhdukjen e tij pasi ai se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë me të.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja.

E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij.

Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime.

Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin Jeton Lami.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit