Ndeshja e parë e këtyre eliminatoreve të Kombëtares shqiptare të futbollit në “Air Albania” ka përkuar edhe me vizitën në vendin tonë të familjarëve të trajnerit Silvinjo.
Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna duke iu gëzuar padyshim suksesit të kuqezinjve.
Nëse vajza e trajnerit, kishte zgjedhur fanellën e portierit për ta mbajtur në tribunë, ndërsa djali atë të kuqen. Bashkëshortja e tij, Lucie, u shfaq në ndeshje me një fanellë të personalizuar.
Bëhej fjalë për fanellën e tretë të kombëtares shqiptare të futbollit, të zezën, të cilën ajo e mbante në këtë sfidë.
Bashkëshortja e Silvinjos kishte zgjedhur fanellën me numrin 16, të cilën me sa duket në FSHF ia kishin personalizuar me emrin e saj për këtë ndeshje.