-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel, Vuçiç: Ende nuk kam vendosur, dialogu me Kurtin i pakuptimtë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të dielën se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel në takimin e thirrur për menaxhimin e krizës në Kosovë, duke i quajtur të pakuptimta bisedimet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, ku nuk dha shenja se është i gatshëm t’i lirojë tre policët që po mbahen në Serbi që nga 14 qershori megjithatë thirrjet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Të premtën një gjykatë në Serbi urdhëroi mbajtjen në paraburgim prej 30 ditësh dhe hetimin e tre policëve të Kosovës që po mbahen në Serbi.

Kosova akuzoi Serbinë për, siç thuhet, rrëmbim të policëve brenda territorit të saj, ndërsa Serbia thotë se ata kishin hyrë në territorin serb.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se mbetet e paqartë se ku ndodheshin pjesëtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit nga forcat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se institucionet e vendit janë duke bërë gjithçka që policët të lirohen sa më shpejt, ndërsa kërkoi sërish nga faktori ndërkombëtar që të denojë, siç tha, agresionin e Serbisë.

Shtetet e Bashkuara, i bën thirrje sërish të shtunën presidentit dhe qeverisë së Serbisë, “që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor dhe se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit