-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet Kosovë-Serbi, Abazoviç: Nuk ka duhen “deja vu” të viteve 1990

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ë një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ku ka deklaruar se të dy vendet, Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tavolinë dhe të gjejnë diçka përfundimtare.

Abazoviç i ka krahasuar skenat në verë me ato të viteve 1990 dhe sipas tij kjo situatë është e shëmtuar.

“Kam pasur një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shpresoj që çdo gjë të shkojë drejt de-përshkallëzimit të situatës, dialogu nuk ka alternativë. 

Sido që të jetë, në fund të fundit, ne duhet të ulemi në tryezë. Palët do të duhet të ulen në tryezë dhe të gjejnë diçka të qëndrueshme dhe përfundimtare. 

Dhuna nuk është e pranueshme në shekullin 21 dhe u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga fjalët e ashpra. Mund të ofrojmë mbështetje logjistike për një takim të përbashkët në vendin tonë. Jemi më se të gatshëm ta organizojmë, natyrisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në. 

Mendoj se është shumë e shëmtuar të shohësh skena të ngjashme me ato të viteve 1990. Gjithçka që duam dhe gjithçka që duhet të bëjmë si udhëheqës politikë është të ofrojmë një vizion të ri, jo të kemi atë “deja vu” të asaj që ishte më parë, që nuk ishte e këndshme, por përkundrazi, me një vizion të ri për t’u ofruar qytetarëve më shumë frymë evropiane“,- tha Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit