-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Sibora Gaganit, autori mohon akuzën: Jam i pafajshëm

Kryesoret

Autori i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Sibora Gagani është marrë në pyetje nga autoritetet spanjolle pas rrëfimit të krimit të rëndë i cili ndodhi 9 vite më parë.

Ish i dashuri i Gaganit, Marco Romeo rrëfeu se kishte murosur trupin e viktimës në banesën kua ta jetonin në atë kohë. Pas verifikimeve eshtrat e 22-vjeçares u gjetën më 6 Qershor.

Çështja u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës spontane të 45-vjeçarit teksa shoqërohej në polici nën dyshimet se kishte vrarë të dashurën e tij 28-vjeçaren spanjolle Paula gjithashtu nëna e djalit të tij.

Romeo teksa po ecte në komisariat ka çarë foton e Siborës dhe ka rrëfyer se e ka vrarë atë dhe e ka murosur. Por sipas mediave spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm.

Deklarata mësohet se ka ndodhur para se të gjendej trupi i murosur. Por me gjetjen e saj tashmë ai përballet me akuzën për vrasje të dyfishtë.

Ndërkohë, nëna e Siborës, Elisabeta Shahini, prej 2 javësh tashmë është ende në pritje të testit të ADN-së.

Vonesa në rezultatin e ADN-së që pritet të saktësojë se trupi i murosur i përket të resë shqiptare, raportohet se ka ardhur për shkak të autoriteteve italiane, megjithatë shkaqet nuk janë të qarta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit