Një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima, sipas mediave të huaja. Kjo ka nodhur në qytetin e Zyrihut nël Zvicër pas ndeshjes me barazim 0 me 0 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas mediave të huaja, shqiptari ishte me një qeleshe dhe ka qëlluar në ajër plot nëntë herë me armë. Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it.
“Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.