-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Të vendoset minimumi jetik! Rama po shet energjinë 60 Euro më lirë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ekspertë për të diskutuar projektligjin që depozitoi pak javë më parë në Kuvend për minimumin jetik, 200 euro. Berisha listoi arsyet se përse minimumi jetik duhet të miratohet urgjentisht.

Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro. Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro, pra është llogaritur një e katërta, ndërkohë që duhet të jemi të vërtetë, ccmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë të njëjta dhe në disa artikuj, edhe më të kushtueshme se në mesataren e BE. Por, vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria” tha ai.

Por kur do të gjendjen lekët? Në këtë pikë, Berisha mori një shembull të fundit. “Çdo ditë Rama-Balluku, shesin me çmime qesharake krahasuar me çmimet e bursës, energjinë elektrike, këtë pasuri publike të shqiptarëve. Në një kohë kur kanë inauguruar bursën e energjisë. Asgjë nuk kalon nga bursa.

Edhe dje, po shesin jashtë burse më një çmim 30 euro më të lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më të lirë se bursa e Vjenës. Pritet në 2-3 ditët e ardhshme të shesin një sasi kolonale energjie sepse digat janë plot. Shqiptarët duhet ta dinë se vjedhjet e kësaj qeverie kanë kufi vetëm qiellin. Bërtasin gjatë gjithë vitit se Shqipëria ka pasur vitin e kaluar 7.2 milionë turistë” tha ai.

Eksperti denoncon KESH-in: Po e shet energjinë jashtë burse shumë herë më ulët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit