Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka folur rreth zhvillimeve më të fundit në veri të Kosovës si dhe ndikimi i kryeministrit, Edi Rama ku sipas tij ai e ka humbur pushtetin në Prishtinë.
“Rama e ka humbur pushtetin në Prishtine, dhe ky është një lajm i keq. Zoti Rama ka ndërtuar një marrëdhënie speciale me Vuçiç dhe një marrëdhënie se nuk justifikohet pse e ka takuar kaq shpesh?
Çfarë ka përfituar Shqipëria dhe Kosova nga kjo marrëdhënie. Rama nuk është një aktor i rëndësishëm, Rama ka dobësuar pozitën negociues të Kosoves. Ka marre përsipër negociatat ka një devijim nga shinat,” u shpreh Bumçi.