Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për dy aksidente me vdekje që ndodhen dje dhe të premten. Në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin dytësor Tiranë-Durrës një makinë tip “BMWX5” doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore. Viktima është Visar Meshi, baba i dy fëmijëve, i cili ishte pasagjer.
E premtja e zezë në Shqipëri! Vdiq polici dhe babai i dy fëmijëve, 5 të plagosur
Për ngjarjen është arrestuar Ensid Hasanllari që ishte drejtuesi i makinës. Ai mbeti i plagosur bashkë me pasagjerin tjetër Erenik Cakraj. Enver Kasolli u përplas dje për vdekje në afërsi të TEG-ut. 83-vjeçari që një ditë më parë u shpall i humbur nga familjarët, po kalonte rrugën kur u përplas nga një motor dhe humbi jetën.
U përplas për vdekje te TEG-u, i moshuari ishte me pultin e televizorit në dorë
Për ngjarjen është arrestuar K. L. 33 vjeç, banues në Tiranë pasi e përplasi për vdekje.